Lëvizjet e ngadalësuara/ Lojtarët e Shamrock e lanë si gol rastin e humbur të Taulant Seferit, Aleksi harroi rolin e ri si mbrojtës

Në ndeshjen e kthimit Teuta ishte e detyruar për të zhvilluar takimin perfekt ndaj Shamrock Rovers, për të shpresuar te kualifikimi. Kur është mësuar formacioni zyrtar, i vetmi diskutim ka qenë mbi Aleksin. Trajneri besoi që të improvizonte me Aleksin në këtë rol duke mos zgjedhur qendërmbrojtës tipik, me bastin e rrezikshëm që rezultoi i humbur.

Goli i parë që u pësua nga Teuta tregon më së miri se Aleksi ndodhej në një rol që nuk i rri përshtat. Lojtari i Teutës nuk mban vijën me shokët e tjerë të ekipit për të nxjerrë në pozicion jashtë loje kundërshtarin. Pa i parë lojtarët në krahë, lojtari i durrsakëve ndjek vetëm kundërshtarin e tij dhe e mban në pozicionin e rregullt.

Mjafton një pasim i vetëm nga mesfusha që të nxirret huq gjithë sistemi i Teutës. Aleksi gaboi tërësisht me mënyrën sesi kërkoi të ndërhynte te Gaffney duke i qëndruar prapa, por duke harruar se ishte futbollisti i fundit përpara portierit dhe irlandezi kishte gjithë hapësirën e nevojshme në krahë për të kaluar lehtësisht pa treguar shumë cilësi.

Sigurisht, asnjë faj për Aleksin që nuk mund të ketë nuhatjen e mbrojtësit për të ndaluar sulmuesin kundërshtar, pasi nuk është ky roli i tij. Ndryshe nga gabimet e shumta që mund të bëhen si mesfushor, në rolin e mbrojtjes nuk mund të korrigjohesh nga askush tjetër veçse portierit dhe…rrjetës.

Por përpara se të vinte goli ishte Taulant Seferi që përmbylli historinë e zhgënjimit te Teuta. Lojtari i marrë nga Tirana mes bujës së madhe për përforcimin ideal në ndeshjet e Europës ka rezultuar si dështim. Me pamjet e ngadalësuara mund të shihni më poshtë sesi dy lojtarët që do të ndiqnin Taulant Seferin e kanë lënë në momentin e fundit sulmuesin shqiptar për ta llogaritur si gol të shënuar rastin në fjalë pas pasimit të telekomanduar të Kallakut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online