Lëvizje të shumta në Berat, dy lojtarë ua merr Devolli në Superiore

Ditët e fundit të merkatos dimërore janë shoqëruar me shumë lëvizje te skuadra e Tomorit. Beratasit  kanë lënë të lirë futbollistët nigerianë Brajt Frajdej dhe Kingslei Agbodike, të dy lojtarët priten t’i bashkohen skuadrës së Kastriotit, ku do të takohen sërish me trajnerin Bledar Devolli.

Ndërkaq, do të ketë dhe afrime. Mesfushori Mirel Duka dhe sulmuesi Kevin Kacoli janë dy lojtarët më të rinj të Tomorit. Mesfushori Duka vjen nga skuadra e Korabit, ndërsa sulmuesi Kacoli nga skuadra greke APO Keratsini FC.

Skuadra po përgatitet seriozisht për të kaluar me një rezultat pozitiv ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2019 në fushën e Cërrikut, në të cilën skuadra beratase do të synojë që nëpërmjet një fitore të mundshme të afrohet me vendin e pestë, synimi madhor  deri në përfundim të fazës së dytë.

Tekniku Santiliano Dule shprehet shumë optimist, teksa pas seancës stërvitore të ditës së martë është shprehur duke sjellë edhe një argument të cilin e konsideron fatsjellës për atë personalisht, por edhe skuadrën e Tomorit.

DULE ” Ne po punojmë në detaje teknike për ndeshjen e së shtunës në Cërrik, dhe unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si po impenjohet skuadra në procesin stërvitor, dhe besojmë shumë se ndaj Turbinës me gjithë vlerësimet maksimale që kemi për cërrikasit, unë besoj se ne do të fitojmë në këtë transfertë delikate, dhe në ndeshjen time të parë debutuese në krye të Tomorit, besoj shumë se fati do të na buzëqesh ne, pasi edhe sezonin e kaluar unë e kam fituar ndeshjen në Cërrik dhe për këtë arsye besoj shumë në ripërsëritjen e këtij rezultati”, ka përfunduar tekniku Dule.

EDI SPAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online