Vllaznia ka afruar një tjetër futbollist nga Maqedonia e Veriut. Pas mbrojtësit të djathtë Filip Gligorov, lojtari i dytë nga shteti “fqinj” që u bashkohet shkodranëve është qendërmbrojtësi Aleksandar Ristevski.
Futbollisti 29-vjeçar ka luajtur ka luajtur me skuadra të ndryshme të ligës së parë dhe të dytë në Maqedoninë e Veriut. Në sezonin e kaluar Ristevski është aktivizuar në pjesën e parë me Renovën, ndërsa gjatë merkatos së dimrit u transferua te skuadra e Pobedës.
Ristevski ka marrë pjesë në seancën stëvitore të së martës pasdite të zhvilluar nën drejtimin e trajnerit Mirsad Jonuz. Ditën e mërkurë pritet që klubi të zyrtarizojë afrimin e 29-vjeçarit.