Lëvizja e Llapit, zyrtarizohet pasuesi i Sokolit

Llapi, pa shkarkimit të Bylbyl Sokolit, e ka gjetur trajnerin e ri. Ditën e sotme është prezantuar Bekim Shotani, i cili do të kërkojë të fitojë trofe në drejtim të klubit nga Podujeva.

“Pas marrëveshjes në mes drejtuesve dhe trajnerit, nga sot Bekim Shotani do ta udhëheq skuadrën në vazhdën e kampionatit. Ai do ndihmohet nga stafi përcjellës me ndihmësit Fadil Ademi, Driton Rrahmani, Ardian Sallahu e Bekim Mulliqi. Ndërsa sot Shotani iu bashkua futbollistëve në stërvitjen e parë të cilët i dëshiruan mirëseardhje dhe suksese të përbashkëta në vazhdim”, thuhet në deklaratën e klubit.

Momentalisht Llapi është në vendin e dytë në klasifikim, me 4 pikë më pak se Feronikeli kryesues. Por nuk duhet harruar se skuadra nga Drenasi ka një ndeshje më pak. Gjithashtu, edhe Prishtina e vendit të tretë ka një takim për të luajtur dhe ka një pikë më pak se Llapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online