Lëvizja befasuese, Kamza mbyll bashkëpunimin me një mbrojtës

Kamza ka mbyllur bashkëpunimin me një nga afrimet  e janarit. Klubi periferik i kryeqytetit ka dalë me njoftim dhe sikurse thuhet në qëndrimin zyrtar, mbrojtësi Bojan Gjorgievski ka ndërprerë kontratën për arsye familjare.

“Zyrtare. Bojan Gjorgievski ka ndërprerë me konsensus kontratën me skuadrën për arsye familjare. Klubi i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive”, njofton klubi i Kamzës. 

Mbrojtësi maqedonas në dhjetor u largua nga Teuta dhe pranoi së fundmi ofertën e Kamzës, klub me të cilin as nuk debutoi. Kjo i jep mundësinë të nënshkruajë në Maqedoni, ku merkatoja mbyllet në datën 15 shkurt.

https://www.facebook.com/543142642520448/posts/1201246476710058/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *