Levandovski “shpartallon” Armeninë dhe hyn në histori

Robert Levandovski është futur në historinë e futbollit polak. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut ka shkruar emrin e vet në listën e rekordeve të Polonisë, duke u bërë shënuesi më i mirë i gjithë kohërave për vendin e vet.

Sot Polonia fitoi 6-1 në Armeni, duke hedhur një tjetër hap drejt kualifikimit në Kupën e Botës, ndërsa Leva shënoi 3 gola.

Deri më sot rekordi mbahej nga Vloximierz Lubanski, me 49 gola, ndërsa Levandovski kishte 48.

Që në pjesën e parë të ndeshjes në Armeni historia ndryshoi, sepse Kamil Grosicki shënoi që në minutën e dytë dhe Levandovski shënoi në minutat 18 e 25, duke siguruar fitoren, por edhe thyerjen e rekordit të Lubanskit.

Nuk mbaroi me aq, sepse në pjesën e dytë Polonia shënoi edhe 3 gola: Blashçikovski, Levandovski e Volski fundosën edhe më keq Armeninë, ndërsa Levandovski shkoi në kuoptën e 51 golave me kombëtaren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *