Levandovski rekord dhe një shqetësim më pak për Bajernin

Bajerni fitoi mbrëmë Superkupën e Gjermanisë, duke shpartalluar 5-0 Aintrahtin në Frankfurt, një sinjal i qartë se edhe këtë sezon futbolli gjerman ka pronar dhe me interesante është Bundesliga 2 apo Liga 3.

E veçanta e mbrëmjes së djeshme ishte tregolëshi i Robert Levandovskit (i nënti në karrierë me Bajernin), i cili shënoi 2 gola në pjesën e parë dhe një tjetër sapo nisi pjesa e dytë. Në çdo rast, festim duke vënë dorën te veshi, një mesazh për gjithë ata që e kanë kritikuar dhe fishkëllyer.

Në fakt, Leva i ka merituar kritikat, sepse për javë të tëra ka flirtuar me idenë e largimit dhe ndoshta përfitimin e ndonjë kontrate të re, me shifra sheikësh. Megjithatë, tashmë furtuna ka kaluar dhe Bajerni me të mirë e më të keq ia ka bërë të qarta gjërat polakut: Është nën kontratë, nuk ka ku shkon dhe nuk ka pse të kërkojë rinovim.

Dje Levandovski vendosi rekord, sepse asnjë futbollist nuk kishte shënuar më parë 3 gola në një finale Superkupe.

Përveç kësaj, me 5 gola në Superkupë, Leva është shënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit, duke kaluar neo-zelandezin Uinton Rufer, autor i 4 golave me fanellën e Verder Bremenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *