Levandovski po kthehet në problem për Bajernin, tani grindet me Humels

Është folur shumë ditët e fundit për të ardhmen e Robert Levandovskit te Bajerni i Mynihut, me sulmuesin polak që pas 4 vitesh në Mynih, duket se po kërkon një aventurë të re. Sky në Gjermani raporton se polaku nuk ka ndërmend të rinovojë dhe ka nisur bisedimet me Real Madridin, që kërkon me ngulm përforcime në sulm, aty ku vetëm Kristiano Ronaldo nuk mjafton më.

Sikur të mos mjaftonin spekulimet e mediave, duket se Levandovski ka probleme edhe me shokët e skuadrës. Dje revista Bild publikoi një lajm ku raportohej se sulmuesi ka pasur një debat shumë të ashpër me mbrojtësin Mats Humels, ish-shok skuadre në Dortmund.

Bild publikoi edhe fjalët e thëna mes tyre dhe nuk ishte një debat i thjeshtë, nga ata që kalojnë në pak minuta.

Dy yjet e Bajernit ishin në skuadër në ndeshjen stërvitore, kur Korentin Toliso shënoi golin e fitores për skuadërn kundërshtare. Humels tha: “E ke seriozisht? Seriozisht mendon të lidhësh këpucët? Ta marrë dreqi, qepe gojën”.

Levandovski iu përgjigj Humelsit: “Ti humbe tipin”.

Humels: “Ai është gabim. Ndërsa i yti, është sjellje e gabuar”.

Leva: “Mats, ti humbet gjithnjë topin dhe vetëm flet”.

Humels: “Oh, qepe gojën. M’u hiq sysh”.

Pas përfundimit të ndeshjes stërvitore nuk pati asnjë bisedë pajtimi dhe asnjë shtrëngim duarsh, ndërsa pas stërvitjes të dy bënë gjithçka për të qëndruar sa më larg njëri-tjetrit. Një situatë shqetëesuese për trajnerin Jup Hajnkes, që nuk ka nevojë për të tilla çështje në një moment delikat, me Bajernin që kërkon të fitojë Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online