Bardhi: Gola që largojnë ngërçin, falënderoj Starovën

Partizani arriti një fitore të lehtë sot ndaj Lushnjës, që tani e tutje duket se do të shërbejë thjesht si ekip plotësues i Superiores, për të përmirësuar golaverazhin.
Dy golat e parë të ndeshjes i shënoi Jurgen Bardhi, i cili pas ndeshjes në “Gol pas Goli”, në Supersport, nuk e fshehu kënaqësinë për golat që e çlirojnë edhe atë personalisht.

“Një fitore e tillë ndihmon ekipin, sidomos mua që vij nga një ngërç shumë-javor. Ky rezultat vjen për shkak të lojërave të mira që po bëjmë, si me Skënderbeun, ashtu edhe me Kukësin, ku nuk morëm rezultat. Me Prognin kuptohemi mirë, edhe në stërvitje rrimë bashkë. Mua më pëlqen të rri pas sulmuesit, edhe atij, por alternohemi dhe merremi vesh me njëri-tjetrin”.

Bardhi vlerëson mbrojtjen e Partizanit, përtej ndonjë gabimi në javët e shkuara: “Skënderbeu është ekipi më i mirë në Shqipëri sot për sot dhe mbrojtësit e tyre janë në gjendje të mirë se kanë përballuar ekipe europiane, janë ndër më të mirët. Megjithatë, edhe Partizani ka mbrojtës të mirë, sidomos Gojkoviç që ka eksperiencë, ndërsa Belica për mua është ndër më të mirët në Shqipëri”.

Talenti i Partizanit flet për periudhën kur drejtonte Mark Juliano: “Juliano më thoshte ‘ti je për formacion, po mua më duhesh në pjesën e dytë për të zgjidhur ndeshjet, të aktivizoj kur janë të lodhur’. Starova më dha hapësira dhe e falënderoj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online