Robert Levandovski bëri çmos për t’u larguar nga Bajerni i Mynihut gjatë merkatos së verës. Një kalim te Real Madrid e joshte shumë polakun, por drejtuesit e Bajern Mynihut i treguan kontratën që mbaron pas tre sezonesh. Pesë muaj më vonë pikëpamja e sulmuesit ka ndryshuar. Në një intervistë për “SPORTBILD”, 30-vjeçari tha se problemet mes tij dhe klubit janë sheshuar.
“Mendoj se është shumë e mundshme që ta mbyll karrierën time te Bajerni i Mynihut. Tani as nuk më shkon mendja për ndonjë largim. Por, e pranoj se gjatë verës kisha disa pakënaqësi që tani nuk ekzistojnë më”.
“Ka shumë gjasa që të qëndroj këtu për një kohë shumë të gjatë. Tani që problemet janë sheshuar, identifikohem tërësisht me këtë klub”, përfundoi Levandovski.