“Levandovski dhe Zielinski as që na rrezikuan”, Duka flet për ecurinë e kuqezinjve: Rezultat nuk janë rastësi, i prisja që nga dita e parë

Shqipëria arriti një sukses të madh në dy ndeshjet e muajit shtator, teksa tashmë kryeson grupin E dhe është pranë kualifikimit në Euro 2024. Armand Duka ka folur për ecurinë e kuqezinjve në emisionin “Opinion” në “TV Klan”. Kreu i FSHF-së është shprehur se këto rezultate nuk janë rastësi, ndërsa thekson se kualifikimi për në Kampionatin Europian është një objektiv që është vendosur që në fillim të këtij edicioni.

“Nuk janë rastësi, as paraqitjet, as rezultatet. Janë frut i punës dhe i përkushtimit të djemve dhe kualitetit të tyre. Sepse mund të kesh dëshirë dhe përkushtim, por s’ke kualitet. Pra kemi edhe kualitetin e futbollistëve dhe të stafit. Padyshim që i prisja. I kemi pritur që nga dita e parë. Objektivi i vetëm i të gjithë futbollistëve, i stafit, është kualifikimi. Të tilla grupe të japin më shumë shanse, sepse të gjtiha ekipet mund t’i marrin pikë njëri-tjetrit.

Në garë do jenë deri në fund Çekia, Polonia, Moldavia dhe Shqipëria. Polonia është një kundërshtar i fortë, me kualitete në fushë, me Levandovskin dhe me Zielinskin. Këta të dy i kisha më shumë frikë. Edhe nëse nuk luajnë 90 minuta, në një sekondë të ndëshkojnë. Fatmirësisht, jo vetëm që nuk na ndëshkuan, por as nuk na rrezikuan. Ekipi ishte i vendosur mirë në fushë”, ka thënë Armand Duka./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online