Ekskluzive/ “Edhe Brazili me Gjermaninë po të vijnë, nuk na mundin dot”, Kola i jep dorën Silvinjos: Luajmë futboll si një ekip i madh

Shqipëria mposhti Poloninë me shifrat 2-0 në “Air Albania” dhe tani të gjithë shqiptarët kanë nisur të ëndërrojnë për Euro 2024. “Sport Ekspres” ka kontaktuar e ish-lojtarin e mirënjohur, Agustin Kolën, për të marrë një mendim në lidhje me ecurinë e kuqezinjve nën drejtimin e Silvinjos. Ish-sulmuesi i Tiranës ka vlerësuar maksimalisht punën e trajnerit brazilian në stolin e Kombëtares shqiptare. Madje guxon të thotë se edhe ekipe si Gjermania e Brazili e kanë të vështirë ta mundin këtë Shqipëri.

“Kur luajmë futboll mirë, të ndjek bota. Të ndjek për mirë, jo për keq, jo për drogën. Ai gol që ka bërë Asani, unë kam kohë pa e parë. Luajtëm futboll si të ishim ekip i madh. Edhe të vijë Brazili, ne nuk humbim. Luajnë të gjithë lojtarët në botë të huaj. I kam thënë shokëve që këtu (në Kombëtare), nuk ka asnjë shqiptar. “Si nuk ka? Shqiptarë janë të gjithë”, më kanë thënë. Si komb jemi, por janë të gjithë nga Maqedonia e Kosova, shkolla e ish-Jugosllavisë, Brazili i Europës.

Ne një gjë të bukur e kemi inat. Por është e bukur, çfarë t’i themi! Edhe golat janë fantastikë. Asanin e kam parë te Partizani para 4 vjetësh. Lojtar punëtor, kur kthehej, kur sulmonte, kur mbronte. Silvinjo po fut atë që meriton. Është profesionist. Nuk është pak të rrahësh Poloninë. Këtu edhe të vijë Brazili me Gjermaninë, nuk i dihet ndeshjes”, është shprehur Agustin Kola./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online