Mbrojtësi shqiptar, Ansi Agolli ka luajtur për plot 9 sezone te skuadra e Karabakut, që ka qenë në majat e futbollit azer vitet e fundit. Mëngjarashi kuqezi është larguar pas 9 sezonesh për të vazhduar karrierën e tij në Amerikë. Tifozët e Karabakut e kanë dashur shumë Agollin, i cili me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ka rrëfyer aventurën 9-vjeçare, sukseset e arritura dhe falënderoi tifozët:
“Kur erdha ne këte vend 9 vite më parë, nuk do e besoja që shumë gjëra do të ndryshonin kaq shumë te unë. Kam jetuar në vende të tjera me parë, kam luajtur futboll. Çdo gjë ishte shumë e zakonshme, ishte normale… Gjithçka ndryshoi kur erdha tek Qarabag, 9 vite më parë. Drejt, 9 vjet, plot krenari, kujtime dhe vlera në cdo moment.
9 vjet Qarabag… Kam fituar shumë gjëra, kampionate, trofe, pjesëmarrje në Ligën e Europës, Ligën e Kampioneve, por më e rëndësishmja, fitova shtëpinë time të dytë. Kam kaluar kujtime që nuk do i harroj kurrë. Këto 9 vite kanë qenë vitet më të bukura të jetës sime. Dashuria e njerëzve, shpresa, Qarabag… Futbolli ishte më shumë se një lojë. 9 vite gëzime e sakrifica. U rritëm së bashku, u ngjitëm në majë.
U bëmë zëri i 1 milionë të shpërngulurve nga shtëpitë e tyre, u bëmë zëri i Azerbaixhanit. 5 kampionate, 3 kupa, 4 pjesëmarrje në Ligën e europes, në Ligën e Kampioneve. Shpresoj të kem një pjesë në këtë sukses. Sa e mrekullueshme ishte ta vishja më shumë se 300 herë uniformën e Qarabag.
Është një ndjenjë tjetër të luash për Qarabag. Sot po shkoj, por unë gjithmonë do të të mbaj në zemer, Qarabag, Azerbaixhan. Dashuria e njerëzve ishte e pabesueshme dhe e paharrueshme. Si mund të harroj ata që më duan dhe vleresojnë mua? Ata qe më mbeshtesin?
Tifozë, ju falenderoj shumë. Jeni pjesa më e bukur e këtyre 9 viteve të paharrueshme. I dashur Qarabag, ti je gjithmonë me mua, je ne zemrën time, të dua, Qarabag, Azerbaixhan. Do takohemi së shpejti dhe mos harroni, Qarabag ësht Azerbaixhan…”