Lester e “blindon”, kontratë e re për titullarin e Anglisë

Mançester Junajtid këmbënguli këtë verë për të blerë mbrojtësin e Lester, Herri Meguair. Futbollisti 25-vjeçar bëri një sezon mjaft të mirë vjet me “Dhelprat”, duke mos humbur asnjë takim në kampionat.

Kjo bëri që ish-mbrojtësi i Hall Siti të kërkohej në merkato, por Lester Siti është treguar i shpejtë dhe tanimë ia ka rinovuar kontratën. Meguair ka firmosur për pesë sezone, ndaj tani kushdo që e kërkon qendërmbrojtësin duhet të paguajë një shifër të lartë për kartonin e tij.

Lester pagoi verën e shkuar rreth 14 milionë euro për Meguair, ndërkohë që ka menduar t’i përmirësojë kushtet e kontratës dhe e ka bindur mbrojtësin. Lojtari në fjalë është një nga pikat e forta edhe të Anglisë, teksa dha kontributin e tij edhe Kupën e Botësa “Rusi 2018”, duke luajtur rregullisht si titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *