Armiku i Partizanit gjykon kuqezinjtë në Gllazgou

0

Arbitri i ndeshjes Skoci-Shqipëri, që do të luhet në “Hampden Park” të Gllazgou është një emër i njohur për shqiptarët. Bëhet fjalë për gjyqtarin slloven, Matej Jug.

Në maj të vitit 2017, ai ishte në Tiranë, për të drejtuar ndeshjen Partizani-Kukësi, një prej finaleve për titullin kampion në edicionin 2016/2017. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, ndërsa të kuqtë e shpallën arbitrin “armik”, pas disa episodeve të diskutueshme gjatë ndeshjes.

Një 11-metërsh i pretenduar nga të kuqtë, si edhe dy kartonë të kuq të falur, nga një për secilin ekip. Tani rrugët e shqiptarëve me Matej Jug kryqëzohen sërish.

Këtë të hënë, 38-vjeçari do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Kombëtares në Ligën e Europës. Këtë herë, ndonjë gabim i mundshëm që do të favorizonte ekipin udhëtues, do të ishte i mirëpritur!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.