Intervista/ Cungu pas humbjes: Goli i Partizanit në rrëmujë, mund të kishim barazuar

Java e 13 e Superiores është përmbyllur me takimin Partizani-Laçi. Kjo ndeshje ka përfunduar në shifrat 1-0, falë realizimit të Jasir Asanit. Kjo fitore i ndihmon të kuqtë për të qenë disi më të qetë në krye të kampionatit dhe për të mos e ndarë me askënd tjetër këtë pozicion.

Ndërkohë kurbinasit lënë pas 4 fitoret radhazi dhe kthehen te një humbje, ku pas bllokimit të Nabuezes, nuk është shënuar asnjë gol i vetëm. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dy trajnerëve për “Supersport” në përfundimin e takimit:

Armando Cungu (Laçi): “U treguam të pavëmendshëm te goli i pësuar. Nisi që te ai krosimi që ne ia lejuam hapësirat, pastaj në rrëmujë e sipër erdhi edhe realizimi. Tani ne duhet të vazhdojmë dhe të mundim ekipet e tjera siç kemi bërë deri tani. Madje edhe ndaj Partizanit mund të merrnim barazimin. Mos të harrojmë që jemi të penalizuar edhe mungesa e Fangajt dhe në atë pozicion të mbrojtjes së krahut kam improvizuar. Duket qartazi që ekipi ka nevojë për ndërhyrje, pasi kemi futur në fushë një 18-vjeçar. E vërtetë që vinim pas 4 fitoreve, por nuk na bërtiste askush nëse merrnim dhe të 5-tën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online