Lerda: Kemi besim, futbolli ofron gjithçka! Trashi titullar? Nuk e di

Franko Lerda, trajneri i Partizanit, flet para ndeshjes me Karabakun për mediat. Italiani tregon se e kanë parë mirë ndeshjen e parë dhe do mundohen të kalojnë në raundin tjetër të Champions League. Sigurisht ai e pranon që nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Jemi gati, kemi edhe një seancë stërvitore. Kemi analizuar ndeshjen dhe kemi parë rastet kur kishim topin ne dhe kundërshtari. Kemi nxjerrë mësimet e duhura. Na pret një ndeshje e vështirë, por ne luajmë shanset tona”, shprehet Lerda.

SITUATA  – Trajneri italian është i kënaqur me atë që po tregon skuadra e tij, ndërkohë që nuk zbulon asgjë sa i takon formacioni: “Jam i kënaqur me skuadrën. Normalisht kemi vend për përmirësim. Afrimet nuk janë ende në formën më të mirë. Kur të vijnë në formë, do kemi disa armë më të shumta. Të shohim në lidhje me formacionin. Do luajë kush e meriton. Trashi? Nuk e di, të shohim”, ka shtuar italiani.

KUALIFIKIMI – Ndeshja e parë në Tiranë ka përfunduar 0-0 dhe Partizanit i mjafton edhe një barazim me gola për të kaluar në raundin e dytë. “Kemi besim, nuk themi se kemi shpresa të mëdha. Luajmë ndaj një klubi me 25 milionë euro buxhet, disa herë kampion dhe që kanë luajtur në grupet e Champions League. Në futboll ndodh çdo gjë”, u shpreh Lerda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *