Lerda e mohon përplasjen mes Melos dhe Telushit: Nuk i lexoj gazetat, por janë gabuar

Trajneri Lerda ka dalë në konferencë për mediat në prag të ndeshjes së radhës që Partizani ka ndaj Flamurtarit. Qetësia është rikthyer te të kuqtë sa i përket rezultateve, pas asaj fitore me rezultatin 0-1 ndaj Luftëtarit.

Por në media është përfolur edhe për një grindje mes Melos dhe Telushit, e cila do të përfundonte edhe në një përplasje fizike. Të gjithën këtë, e ka mohuar vetë tekniku i Partizanit, megjithëse shprehet se nuk i lexon mediat shqiptare.

“Objektivi ynë është të bëjmë të mbetemi në të njëjtat nivele si në sezonin e kaluar. Është një tjetër sezon ndryshe, një kampionat ndryshe lojtarë të tjerë si te Partizani ashtu edhe në ekipet e tjera, skuadrat kanë ndryshuar. Mendoj që dy rezultatet e ndeshjeve që kemi luajtur nuk mund të jenë tregues për vazhdimësinë tone në kampionat.

Në duhet të mendojmë për veten dhe projektin tonë, duke respektuar maksimalisht çdo kundërshtar. Ka kundërshtar me shume kualitete dhe të tjerë me pak kualitete, por ajo që bën diferencën është sjellja jonë. Ne duhet ti respektojmë të gjithë, por të mendojmë atë që duhet të japim në dhe të perpiqemi ta bëjmë gjithnjë e më mirë.

Nuk e di çfarë është shkruar për përplasjen Melo-Telushi, pasi nuk i lexoj gazetat. Nuk ka ndodhur asgjë. Nëse kanë përcjell një informacion të tillë. mendoj se janë gabuar pasi nuk ka ndodhur asgjë dhe ambjenti në skuadër është shumë pozitiv.

Solomon do të jetë i gatshëm pasi vetë lojtari ka shlyer financiarisht pjesën e mbetur të pezullim Unë shof që skuadra po përmirësohet, luan futboll mjaft mirë, komandon lojën. Të gjithë janë të impenjuar nga portieri e deri e deri te sulmuesit, ndaj për mua ekipi është në rrugën e duhur”, ka thënë Lerda. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online