Humbja kundër Sampdorias, e dyta rresht pas disfatës në derbi, ishte mëse e merituar për Milanin, por drejtuesi i lartë kuqezi Leonardo ishte nervoz pas ndeshjes për episodet ku sipas tij Milani u ndëshkua nga gjyqtari.
“Nuk ishte një paraqitje e mirë, por duhet të ruajmë qetësinë, nuk është koha për gjyqe. Jemi ende në vendin e katërt, ky moment duhet administruar sa më mirë”.
“Piatek u ndal me faull nga Andersen, i cili në fillim i prishi ekuilibrin. Bëhet fjalë për një episod që ndryshon ndeshjen, nuk ka nevojë as për diskutim. Edhe Praet e preku topin me dorë në pjesën e parë, më duket e qartë, por i pranojmë me qetësi këto vendime”.
Gatuzo alarmoi të gjithë me fjalët para ndeshjes, duke deklaruar se verë do fliste hapur, por Leonardo largon tensionin: “E ardhmja e tij nuk është prioritet, ka kontratë dhe do doja që të fitonim së bashku një ditë“.
Kesie në stol në Xhenova: “Nuk është ndëshkim për sherrin në derbi, ajo çështje mori fund aty. Në u treguam të qartë, Kesie e Bilia kërkuan falje”.