Lenjani “njeriu asist”, Albian Ajeti sërish protagonist te Bazeli

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Emir Lenjani, ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë me Sionin, teksa skuadra e tij ka mundur Lucernën në transfertë me rezultati 3-1. Mëngjarashi regjistroi një asist në golin e dytë të skuadrës së tij, që u shënua nga talenti me origjinë nga Kosova, Bastien Toma.

Taulant Xhaka luajti për 90 minuta në barazimin 2-2 të Bazelit në vizitën ndaj Luganos. Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Albian Ajeti. Vëllai i vogël i Arlind Ajetit pati rol vendimtar në të dy golat, pasi asistoi të parin dhe shënoi të dytin.

 

Goli i Albian Ajetit ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *