Lenjani & CO bëjnë për “ujë të ftohtë” Interin, dëmtohet Naingolan!

Pas suksesit 4-0 në daljen e parë zyrtare, edhe pse një miqësore, ndaj Luganos, fituar në Kornaredo, Interi këtë herë e pëson po në Zvicër, ndaj skuadrës së Lenjanit dhe Kukelit, Sionit…

Një humbje 2-0 që nuk është lajmi i vetëm i hidhur i mbrëmjes, pasi Radja Naingolan ka lënë fushën e lojës për një dëmtim, duke mbajtur akull në kofshë, edhe pse sipas mjekëve, bëhet fjalë vetëm për një zëvendësim për të mos rrezikuar.

Vetëm 24 minuta ka zgjatur ndeshja e belgut, teksa më pas ka qenë spektator. Sa i përket humbjes 2-0 në Zvicër, Neitzke dhe Baltazar kanë gjunjëzuar zikaltërit, që kanë vuajtur jo pak peshën e këtyre ditëve të fundit në stërvitje. Për Interin nuk mjaftoi aktivizimi i Ikardit dhe një Karamoh që vazhdon të shkëlqejë në këtë fazë përgatitore.

Skuadra e Spaletit është ajo që dominon dhe rasti i parë është në këmbët e Dalbertit, që provon nga jashtë. Mesfusha e përbërë nga Galiardini, Borja Valero dhe Naingolan përbën edhe manovrat zikaltër, teksa belgu i afrohet golit.

Por, largohet për shkak dëmtimi, teksa vendin ia merr talenti Emers. Presingu i Interit është i vazhdueshëm, por mungon ai cinizëm përpara portës. Dhe kështu, Padeli bën gafën duke i dhuruar topin në dalje Neitzkes, që përfiton dhe çon 1-0 rezultatin.

https://www.youtube.com/watch?v=C8awU-4Eaxc

Kalojnë 30 minuta dhe thuajse vjen edhe goli i dytë i Sionit, me Karlitos, që pasi shmang Dalbert, dhe godet, por shtylla shpëton skuadrën e Spaletit.

Karamoh është më aktivi për zikaltrit dhe i afrohet barazimit, teksa Padeli i thotë “jo” Karlitosit.

Në pjesën e dytë, muzika nuk ndryshon dhe Sioni pret të godasë me kundërsulme. Interi nis të bëjë shumë gabime, teksa Baltazar gjen momentin për t’i ndëshkuar. Padeli sërish gabon. Ikardi futet 30 minuta nga fundi, por asgjë nuk ndryshon.

Sakaq, te Sioni u aktivizua futbollisti i kombëtares, Lenjani dhe Kasami.

Si luajti Interi: Padelli; Dalbert (D’Ambrozio 46′ ), De Vrij (Ranokia 46′), Skriniar (Zapa 76’), Asamoah; Galiardini (Roriz 69’), Borja Valero (Sausedo 61’), Politano (Kandreva 46′), Naingolan (Emers 23′), Karamoh; Lautaro Martinez (Ikardi 61’).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *