Olsi Gocaj do Superioren, mesazh apo nostalgji?

Vllaznia sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë, ndërkohë që një pjesë e mirë e lojtarëve pritet të largohen. Shpenzimet do të ulen dhe sigurisht që kërkesat ekonomike të disa futbollistëve nuk mund të plotësohen. Një prej lojtarëve më të paguar ka qenë edhe Olsi Gocaj.

Shkodrani i krahut të djathtë të mbrojtjes merrte rreth 4 milionë lekë në muaj dhe kuqeblutë normalisht që nuk mund të paguajnë në Kategorinë e Parë shifra të tilla. Gocaj normalisht do donte të luante në elitë dhe si çdo lojtar është i hapur për oferta në këtë periudhë merkatoje.

Ndodh shpesh që lojtarët “provokojnë” përmes rrjeteve sociale dhe Gocaj së fundmi ka postuar një foto me fanellën e Kastriotit, ekip i kthyer në Superiore. Lojtari polivalent ka luajtur vite më parë me krutanët dhe ka qenë ndër më të mirët. Vallë fotoja është një mesazh për Kastriotin, apo thjesht nostalgji. Ku i dihet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online