Kukësi kundër Agollit, sfidë e dyfishtë në turin e ardhshëm

Në raundin e dytë kualifikues të Champions Leagues, Kukësi do të përballet me skuadrën kampione të Azerbajxhanit, Karabagun. Ndeshja e parë do të luhet pas një jave në “Loro Boriçi” më datë 24 korrik, ndërsa ajo e kthimit në transfertën azere. Kundërshtar i Kukësit do të jetë dhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë,  Ansi Agolli.

Kukësi mund të ishte ndeshur dhe vjet me Karabagun, nëse verilindorët do të kishin kaluar Sherifin e Tiraspolit në eliminatoret e Champions-it të kaluar, por penalltia e humbur e Pero Pejiç dhe shpërdorimet e shumta përpara porte e shtynë për një vit përballjen mes palëve.

Skuadra azere ka një buxhet shumë herë më të madh se Kukësi, dhe vitin e kaluar arriti për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Champions-it, ku befasoi spanjollët e Atletiko Madridit duke i marrë skuadrës së Simeones dy barazime.

Sfidë natyrisht shumë e veçantë edhe për kapitenin e kombëtares shqiptare Ansi Agolli, i cili do të rikthehet të luajë në Shqipëri për një ndeshje në nivel klubesh pas plot nëntë vitesh. Megjithëse duhet përmendur se gjasat që 36-vjeçari të luajë janë të paktë, pasi në ndeshjet e fundit pozicioni i mbrojtësit të krahut të majtë i është besuar lojtarit nga Haiti Uild-Donald Gërrier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online