Koincidencë: Teuta e Kukësi sapo kanë nisur një fazë përgatitore për dy javë në Ohër dhe po stërviten në fusha që janë ngjitur me njëra-tjetrën, pak a shumë si në Pezë-Helmës.
Interesante është se nëse dëshirojnë, trajnerët mund të spiunojnë lehtësisht njëri-tjetrin, ndërsa më 23 gusht do të përballen edhe në miqësore, që në fakt në këtë kohë duhej të ishte ndeshje kampionati.
Nijas Lena është bashkuar me Teutën në stërvitje dhe nuk është çudi që të ngatërrojë fushë, sepse vetëm deri para pak javësh ishte pjesë e Kukësit, klub me të cilin u nda paksa me polemika, por në fund u gjet marrëveshja miqësore për divorcin, që e ktheu te Teuta.
Të dyja skuadrat janë ene në merkato: Teuta kërkon lojtarë dhe sot bashkohet me skuadrën edhe sulmuesi afrikan Latif Amadu, ndërsa Kukësi pret mesfushorin Luis Henrike Gregati dhe trajneri Milinkoviç do të vëzhgojë edhe portierin shqiptaro-maqedonas Enes Azizi.