Vllaznia-Korabi ka hapur Kategorinë e Parë, ndërkohë që janë mbyllur 45 minutat e para të këtij takimi në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët e drejtuar nga Hasan Lika kanë dominuar fraksionin e parë të lojës, por vetëm në minutat shtesë kanë arritur të shënojnë golin e avantazhit.
Dibranët u mbrojtën me forca të shumta, por gjithsesi rastet janë disa për Vllaznia. Gocaj, Lika dhe Zhunior kanë tentuar të shkojnë te goli, pa sukses. Portieri Kadri Birja e ka mbajtur portën e tij gjatë kohës rregullt, por në shtesë ishte Hajdari që realizoi golin që zhbllokoi ndeshjen.
Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Gilman Lika, topi shkoi në shtyllë dhe mbeti në zonë. Mesfushori Hajdari i ndodhur aty pranë nuk fali dhe shënoi golin e vetëm të Vllaznisë.
Një detaj për t’u veçuar nga ky takim janë uniformat e dy ekipeve, që i kanë të ngjashme. Kjo e bën të vështirë që të dallohen skuadrat në fushën e blertë.
KATEGORIA E PARË – JAVA 1
E shtunë, më 8 shtator 2018, ora 16:00
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Vllaznia-Korabi 1-0
Shënues: Hajdari 45+3′
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Gurishta, Ignat, Marku, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, Zogaj, Zhunior. Trajner: Hasan Lika
Korabi: Birja, Kalluçi, Doçi, Dida, Karaj, Raza, Osmani, Hoxha, Duka, Murrja, Kovaçi. Trajner: Donald Mëziu
Karton i verdhë: Krymi 37’