VIDEO/ “Mesi show” në La Liga, Barcelona mposht Atletiko Bilbaon dhe ngjitet në vendin e tretë

Pasi fituan ndeshjen e parë për vitin 2021 ndaj Hueskas, Barcelona merr tre pikë mjaft të rëndësishme kundër Atletiko Bilbaos. Kryefjala e kësaj sfide ishte pikërisht 6 herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Mesi, i cili shënoi 2 gola. Ndeshja nisi me një gol të Williams, i cili i dha avantazhin Bilbaos.

Pas pësimit të këtij goli, Barcelona u hodh menjëherë në sulm dhe në minutën e 14-të do të ishte djaloshi Pedri që do të sillte baraspeshën. Në minutën e 38-të Pedri dhuron një asist spektakolar për Mesin, i cili përmbys gjithçka brenda pjesës së parë.

Në të dytën do të ishte përsëri Mesi, i cili mori një top nga Griezman për të shënuar golin e tretë për Barcelonën. Pavarësisht se Munian hapi sfidën në 2-3 në minutën e 90-të, Bilbao u gjend e pafuqishme të barazonte takimin. Me këtë fitore Barcelona ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 31 pikëve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/MessiMX10i/status/1346919892319141890

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online