Lëklerk fluturon në provat zyrtare, probleme për Fetel

Çarls Lëklerk është ai që bën Ferrarin të gëzojë, por përgjysmë. Piloti i ri i “kokëkuqes” ishte më i shpejti në provat zyrtare të garës së Austrisë, në pistën Spielberg. Gjithsesi skuderia italiane nuk mund të festojë, duke parë që Sebastian Fetel pati probleme.

Piltori gjerman do ta nisë garën nga vendi i dhjetë, kurse Lëklerk do të “sulmohet” nga një “rebel” si Ljuis Hamilton. Britaniku i Mercedes do të niset i dyti, ndërkohë që i treti niset problematiku Maks Vershtapen.

Makina tjetër Mercedes, me Valteri Botas, do të niset nga pozicioni numër katër. Një garë interesante pritet nesër dhe mbetet për t’u parë se si do të sillet në pistë Lëklerk, i cili vendosi edhe rekord në provat e sotshme, me kohën 1:03.003.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online