Leisteri i rikthen në garë për titullin, Totenhemi vendos rekordin negativ!

Mauricio Poçetino ka krijuar një ekip shumë të fortë dhe Totenhemi është një prej ekipeve më të forta në vitet e fundit në Premier Ligë. Drejtuesit e klubit kanë sakrifikuar për të mbajtur yjet në ekip, ndërsa paratë kanë shkuar në ndërtimin e stadiumit të ri.

Gjatë merkatos së verës, klubi londinez theu një rekord. Asnjë blerje dhe asnjë largim, me pak fjalë zero merkato. Trajneri argjentinas kujtoi se situata do të ndryshonte në merkaton e janarit.

Të tjerët bëjnë blerje, ndërsa ne fare. Trofetë fitohen duke bërë goditje në merkato”, u shpreh Poçetino, por një thirrje e tillë ka përfunduar në vesh të shurdhët. Drejtuesit e Totenhemit nuk kanë ofruar asnjë lojtar në ekip.

Musa Dembele ishte largimi i vetëm (u shit te Guanzhu R&F për shumën e 11 milionë sterlinave), ndërsa klubi ka mbushur një vit pas bërë asnjë blerje. Një rekord i pabesueshëm për Totenhemin, që bëhet klubi i vetëm në historinë e futbollit anglez që nuk bën asnjë përforcim për 365 ditë, ndërsa nuk kanë mjaftuar as dëmtimet e kapitenit Kejn dhe Dele Alit për të ndërhyrë në merkato.

Poçetinos i duhet të vazhdojë sezonin me kontingjentin aktual.  Ekipi renditet në vend të tretë në kampionat me 54 pikë, dy larg Sitit të vendit të dytë dhe shtatë më pak se Liverpuli kryesues. Barazimi i ekipit të Jurgen Klop përballë Leisterit në shtëpi ka rifutur dhe “Spurs” në garën për titull, ndërsa trajneri shpreson në rikuperimin e shpejtë të dyshes Kejn-Dele Ali për të vazhduar të luftojë fort në kampionat dhe Champions Ligë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *