Falenderime për Gjicin dhe mesazh Valdet Ramës, zbërthehet Hallaçi

Barazimi me Laçin është lënë pas krahëve dhe Kukësin e pret transferta me Flamurtarin. Një ndeshje e fortë, por që duhet fituar me çdo mënyrë. Diferenca me Partizanin ka shkuar në 5 pikë dhe verilindorëve nuk u lejohen më hapa falsë.

Rraman Hallaçi ka dalë në konferencën për shtyp përpara duelit kundër kuqezinjve, duke prekur disa tema. Zëvendëstrajneri vlerëson ndërhyrjet e presidentit Gjici në merkato, ndërsa Valdet Rama dhe Olsi Teqja janë dy afrimet e fundit.

Gara për titullin është e vështirë, por Kukësi është i mbushur plot besim. Hallaçi komenton lëvizjet e merkatos, gjendjen e ekipit, analizon kundërshtarin dhe shpreson që Kamza të ndalë të kuqtë. Të gjithë duhet të luftojnë për një vend në formacion, atë nuk ta fal askush, ndërsa Hallaçi e mbyll me një koment për sulmuesin Rexhinaldo.

FLAMURTARI – “Kuptohet që ata kanë kaluar disa probleme, që ne nuk jemi në brendësi të tyre, por nuk na interesojnë shumë. Kemi parë ndeshjen e fundit që kane luajtur dhe ishin seriozë. Shumë futbollistë kanë qëndruar aty dhe kanë pasur pak largime. Jemi të përqendruar te ndeshja dhe e kemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.

Nuk na vjen mirë si e nisëm kampionatin, pavarësisht se nuk kemi humbur kushedi. Kemi një diferencë të vogël me Partizanin dhe tani nuk na falet asnjë hap fals. Shkojmë për tre pikët dhe i kemi të gjithë mundësitë për ta bërë diçka të tillë. Partizani ka punën e vet në Kamzë, normalisht do ishte mirë të ndalej. Gjithsesi e rëndësishme është që të fitojmë ndeshjen tonë dhe të shikojmë përpara. Ne nuk ndjehemi në presion, sepse e shikojmë se kemi grup të mirë. Kur vihet nga faza nuk je në maksimum. Me Laçin luajtëm mirë, krijuam shumë. Por ndonjëherë duhet edhe pak fat. Këtë herë do jetë me ne. I kemi mundësitë të dalim kampion”.

AFRIMET E SHUMTA – “Lëvizjet në hyrje nuk janë për të shtuar presionin, por për të rritur konkurrencën dhe kualitetin. Nuk do të jemi të fryrë, pasi objektivi është të shkojmë te titulli kampion. Kjo të frenon për të qenë i mbingopur. Të shkojmë te trofeu dhe pastaj të shikojmë çfarë kemi bërë mirë. Konkurrenca është rritur, por kuptohet që edhe ata që kanë ardhur i pret garë e fortë. Ramën e mirëpresim, ai është një lojtar që ka luajtur në nivele të larta. Duhet të përgatitet për konkurrencë të fortë”.

PAKËNAQËSITË – “Çdo lojtar kur firmos nuk e ka të përfshirë që duhet të jetë me patjetër në formacion, Këtë e vendos trajneri. Nuk na shqetëson kjo, lojtarët janë korrektë. Konkurrenca rrit nivelin dhe për të shkuar te titulli është një rrugë shumë e gjatë dhe nuk mund të shkojmë me 17-18 futbollistë. Patjetër duhet të jenë 23-24 lojtarë dhe të gjithë së bashku të shkojmë drejt realizimit të objektivit.

“Nuk është bërë merkato se nuk jemi mirë, është bërë për të rritur konkurrencën dhe për të shtuar kualitetin në skuadër. E thashë, titulli është i vështirë. Kemi pasur pak lojtarë dhe orët e fundit jemi kompletuar. Bëmë një shkëmbim Qaqi-Teqja. Ai donte më shumë hapësira. Jemi të kompletuar dhe jemi në rrugën e duhur”.

NOTA PËR MERKATON – “Nota është maksimale, presidenti ka bërë maksimumin, madje ka paguar edhe kartonët e dy lojtarëve. Po ndodh në 2-3 vitet e fundit diçka e tillë dhe e falënderojmë presidentin, sepse investimi është shumë i madh. Të blesh kartonin e lojtarit dhe ta paguash është maksimumi. Por kjo nuk përbën presion për stafin, thjesht rrit konkurrencën”.

BLERJET EDHE PËR EUROPËN – “Kukësi nuk është ndërtuar për sot e nesër dhe presidenti Gjici e ka treguar më së miri këtë. Kemi parë shumë skuadra që kanë hyrë në Superiore dhe kanë rënë për një sezon. Kukësi u bë gati tetë vite që qëndron në vendet e para. Mendohet për të ardhmen e largët. Rama dhe të tjerët që vijnë janë dhe për të ardhmen.

HAKMARRJA – “Nuk është momenti për të parë këto gjëra, historia është gjë tjetër. Kemi fituar shumë me ta dhe kemi humbur pak. Nuk na intereson shumë historia, pasi investimi është bërë jashtëzakonisht i madh dhe normalisht duhet të jemi të përqendruar për të marrë fitoren”.

REXHINALDO – “Nuk ka pasur asnjëherë çështje Rexhinaldo, janë të krijuara. Ka pasur një dëmtim të vogël. Ai është gati. Nuk e di nga dalin çështjet. Kur lojtari ka një problem fizik, normal që do të mungojë.”

RRUMBULLAKU – Krah Hallaçit në konferencë ishte edhe mbrojtësi Simo Rrumbullaku. Ai foli për gjendjen e tij dhe për objektivin e Kukësit në ndeshjen e nesërme me Flamurtarin. “Kam qenë shumë kohë jashtë fushe për shkak dëmtimi. Jam rikthyer, luajta disa ndeshje fazën e dytë. Bëra një fazë përgatitore të mirë, kam punuar shumë dhe shpresoj të jem gati për të ndihmuar ekipin për të arritur objektivat tona. Jam apo jo në formacion, e di trajneri. Detyra ime është të bëj maksimumin dhe të jem gati për trajnerin”.

“Situata e Flamurtari, a ju përgjum? Jemi profesionistë, shikojmë çdo ndeshje veç. Shikojmë ekipin tonë, nuk na intereson kundërshtari. Duhet të jemi të gatshëm, të japim maksimumin. Mendojmë vetëm tre pikët, që nuk i morëm me Laçin”, përfundoi Rrumbullaku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online