Largimi i Daniele De Rosit ka sjellë acarimin e tifozëve të Romës. Ofendimet për presidentin Palota nuk kanë fund, ndërsa atmosfera është shumë e keqe. Për të qetësuar sadopak revoltën e tyre, kreu i klubit ka marrë një vendim.
Xhejms Palota ka zgjedhur Françesko Totin si drejtorin e ri teknik. Post i rëndësishëm për legjendën verdhekuqe, i cili do të jetë ura lidhëse e klubit me trajnerin dhe do të ketë ndikim në vendimmarrje dhe merkato.
Nga ana tjetër është edhe trajneri. Kandidat kryesor mbetet Xhan Piero Gasperini, por Atalanta është me një këmbë në Champions dhe ai mund të qëndrojë në Bergamo.
Roma nuk dëshiron të mbesë e papërgatitur dhe ka gati dy alternativa të tjera: Mauricio Sarrin e Çelsit dhe Marselo Bielsën e Lids Junajtid.