Alphonso Davies ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Bayern Munchen kundër Villareal. Por në fundin e takimit ka pasur një moment që ka shkaktuar jo pak panik. Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, Davies nuk është ndierë mirë.
Ai është shtrirë në tokë dhe Lewandowski e pa skenën, duke u alarmuar dhe thirrur menjëherë mjekët për të hyrë në fushë. Më ndihmës e doktorëve të skuadrës, Davies ka shkuar në dhomat e zhveshjes. Frika është e madhe për këtë lojtar që pak kohë më parë ka rezultuar me probleme në zemër. /Sport Ekspres/