Njeriu i momentit/ Të ishte Ronaldo do zbulonim dietën, te ishte Mesi do zbulonim alienët! Karim Benzema, kur heshtja flet para zhurmës

Nga Klaudio Ndreca

Heshtja mund të flas, po, madje më tepër sesa zhurma. Vetëm se në rastin e parë janë pak njerëz që arrijnë ta dëgjojnë dhe të kuptojnë mesazhin e madh që mbartet në vetvete. Njeriu i momentit në futbollin europian është Karim Benzema.

Një lojtar që ka qenë aty, prej vitesh, por gjithmonë vëmendja e tij merrej nga brendet e Realit të Madrid. Madje shumë tifozë nuk arrinin ta kuptonin sesi të gjithë trajnerët nuk e lëviznin Benzeman nga formacionin, por pikërisht është kjo vija e hollë që i ndan specialistët me njerëzit që pëlqejnë të ndjekin futbollin.

Dhe vijmë në pikën kur në moshën 34-vjeçare, francezi po përjeton rininë e dytë. Heroi që përmbysi PSG për të thyer paratë e sheikëve dhe njeriu që po dërgon në shtëpi kampionët e Europës, Chelsea.

Me rezultatin 1-3 arriti të fitonte sot Reali i Madridit dhe të tre golat janë shënuar nga Benzema. Nëse të njëjtën gjë do ta realizonte Kristiano Ronaldo, sot do të merreshim me dietën e portugezit që mban formë të tillë. Nëse të njëjtën gjë do ta realizonte Lionel Mesi, sot do të merreshim me alienët dhe qëniet jashtëtokësore që argjentinasi i përket.

Nëse do ta realizonte Ibrahimovic, do të mohonim Zotin e vërtetë dhe do të vendosnim suedezin para tij. Por është Karim Benzema dhe heshtja vazhdon, ndërsa sulmuesi do të vazhdojë edhe në fundjavë me gola të tjerë dhe askush nuk do t’i japi të njëjtën jehonë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online