Los Angeles Lakers kanë kaluar me sukses Charlotte Hornets me rezultatin 100-128, ndërkohë që LeBron James dhe Lorenzo Ferguson regjistruan “triple-double”. Mbreti shënoi 24 pikë, asistoi 11 herë dhe rikuperoi 12 topa. Shoku i tij i skuadrës realizoi 16 pikë, ndërsa në llogarinë e tij u shënuan 10 asiste e po aq topa të rikuperuar.
Los Angeles Clippers po kalon një periudhë jo të mirë dhe është mundur sot. Këtë herë mund të shfajësohet për faktin se pati një kundërshtar si Oklahoma City Thunder, që triumfoi 110-104. Paul George, me 33 pikë, zhvlerësoi 28 pikët Danilo Gallinari.
Houston Rockets ka marrë fitoren e 14-të, duke balancuar numrin e humbjeve. James Harden ishte më i miri në parket, teksa realizoi “triple-double”: 32 pikë, 10 asiste, 12 topa të rikuperuar. Edhe Clint Capela bëri mirë, duke shënuar 26 pikë. Rockets mposhtën një kundërshtar të fortë si Memphis Grizzlies, me rezultatin 97-105.
Phoenix Suns ka befasuar Minnesota Timberwolves me shifrat 107-99. Karl-Anthony Towns (28 pikë) dhe Derrick Rose (25 pikë) nuk mjaftuan për Timberwolves, që humbën një mundësi të mirë për të fituar. E njëjtë situata edhe me San Antonio Spurs. Chicago Bulls i mposhti 93-98, madje duke përmbysur gjithçka në dy periodat e fundit. Një ndeshje e ekuilibruar ajo mes Detroit Pistons dhe Boston Celtics, që u fitua në fund nga vendasit 113-104.
Orlando Magic-Utah Jazz 96-89
Charlotte Hornets-Los Angeles Lakers 100-128
Detroit Pistons-Boston Celtics 113-104
Memphis Grizzlies-Houston Rockets 97-105
San Antonio Spurs-Chicago Bulls 93-98
Oklahoma City Thunder-Los Angeles Clippers 110-104
Phoenix Suns-Minnesota Timberwolves 107-99