LeBron James nuk mjafton, Nuggets likuikojnë Mavericks

Brooklyn Nets nuk i ka hapur rrugë Los Angeles Lakers, që i ka mundur me rezultatin 115-110. Diferencë e vogël, me vendasit që ishin më të fortë në grup dhe ia dolën të triumfojnë përballë elementëve cilësorë të Lakers. LeBron James ishte më i miri në parket, teksa veç 36 pikëve të realizuara, asistoi 8 herë dhe rikuperoi 13 topa. Paraqitje e mirë edhe për Kyle Kuzma (22 pikë, 3 asiste, 11 topa të rikuperuar) dhe Lonzo Ball (23 pikë, 3 asiste, 6 topa të rikuperuar).

Nikola Joki? (32 pikë, 4 asiste, 16 topa të rikuperuar) ka udhëhequr Denver Nuggets në triumfin ndaj Dallas Mavericks me shifrat 128-118. Për teksanët spikat Harrison Barnes me 30 pikë të realizuara. Indiana Pacers është befasuar nga Cleveland Cavaliers, në një ndeshje që është mbyllur me një pikë diferenca, pasi përfundoi 91-92. Ka triumfuar sot edhe Atlanta Hawks, që mundi 118-110 Washington Wizards.

Indiana Pacers-Cleveland Cavaliers 91-92
Atlanta Hawks-Washington Wizards 118-110
Brooklyn Nets-Los Angeles Lakers 115-110
Denver Nuggets-Dallas Mavericks 128-118

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online