Laze: Gjyqi drejt mbylljes, na janë afruar biznesmenë të fuqishëm!

Skuadra e Elbasanit arriti të mbijetojë në Kategorinë e Parë, edhe pse me një situatë financiare prej vitesh të dobësuar. Kjo për arsyen sepse aksionet e klubit janë ende në gjyq dhe të ngrira.

Gjithsesi, Presidenti i klubit Arben Laze, për SportEkspres.com deklaroi se pritja kaq të gjatë do të marrë fund këtë verë. Kështu që sezoni i ri mund ta gjejë Elbasanin në situata më të përmirësuara, të paktën sa i përket financave.

GJYQI – “Kemi shpresën e mirë që këtë verë ti mbyllim të gjitha problemet ligjore me Kompaninë angleze që zotëronte aksionet e FK Elbasani. Gjyqi është drejt mbylljes, dhe në fund të këtij tuneli ne po shohim dritën e duhur. Ne nuk jemi dorëzuar në të drejtën tonë dhe së shpejti do rikthehemi në normalitetin e duhur”.

AKSIONET – “Na janë afruar disa biznesmenë të fuqishëm që kanë kërkuar të blejnë mbi 50% të aksioneve, ndërkohë që edhe unë do ta mbaj një pjesë të tyre. Këtë procedurë nuk duam ta zgjasim, me qëllim që skuadra të fillojë sa më parë përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Koha është e shkurtër dhe ne do shpejtojmë në maksimum”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *