Liridon Latifi ishte për notën 10 në mbrëmjen e sotme kundër Dinamos. Nëse Vllaznia dhuroi art në fushën e lojës ndaj kryeqytetasve, e gjitha ka ardhur falë performancës së jashtëzakonshme të futbollistit në fjalë.
Vlerësimet për të në “Procesin Sportiv” kanë qenë të shumta, teksa Redi Jupi është shprehur: “Liridon Latifi i periudhës më të mirë ka turpëruar emra më të mëdhenj. Unë e dija dhe e kisha parandjenjë që do e kalonte Sidibien. Sidibe në fakt nuk është mbrojtës, por mesfushor i përshtatur në atë rol. U duk që në mënyrën e qëndrimit të tij dhe duke njohur vlerat e Latifit”, ka thënë Jupi.
Nga krahu tjetër Sinemati është shprehur se Latifi duhet të thirret dhe të merret në konsideratë nga Kombëtarja. Megjithatë Redi Jupi ka kujtuar formën e dobët fizike para se të vinte Vllaznia dhe faktin se nuk ka qenë titullar që në ndeshjet e para te shkodranët. /Sport Ekspres/