“Ilir Daja kishte gjithë dorën e lirë, ka blerë dhe shitur ata që do”! Dosti këshillon Partizanin për trajnerin e ri: Ai që bëri krenar gjithë shqiptarët

Edmond Dosti ishte i ftuar në “Zona Zero” atje ku ka diskutuar mbi situatën e Partizanit. Të kuqtë nuk e kanë marrë ende fitoren e parë në këtë kampionat, megjithëse kanë kaluar 5 javët e para. Figura e njohur e të kuqëve ka thënë se Ilir Daja duhet të largohet me mungesën e rezultateve, duke vendosur në pah edhe dorën e lirë që ka pasur te klubi kryeqytetas.

“Statusi im nuk kishte të bënte me Dajën, por me të ardhmen e Partizanit. Ilir Daja ka pasur dorën e lirë te Partizani, si nga presidenti dhe nga drejtori. Ka blerë dhe marrë lojtarët që dëshironte, pa asnjë ndërhyrje nga askush, jam shumë i sigurt. Të gjitha i ka pasur në dorë Daja dhe Partizani nuk po jep rezultate. Po e shohim që nga porta, mbrojtje, mesfushë dhe sulm që nuk po funksionon.

Si një ish-lojtar i Partizanit unë po jap mendimin tim dhe gjithmonë kur kam parashikuar situata të caktuara, gjithmonë kanë dalë. Kështu si po vazhdon, e pamundur që Partizani të dali kampion. Ose Daja duhet të dali dhe të thotë se ekipi im nuk është për kampion, që ta dimë. Unë sygjeroj Duron për Partizanin pasi e kam parë në stërvitje sesi përgatiste Laçin. Bëri një ekip me pak buxhet dhe gëzoi gjithë shqiptarët në Europë”, tha Dosti. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online