Largohet pas 5 vitesh nga Partizani, ka akord me Kukësin

Dashamir Xhika është larguar nga Partizani pas plot 5 vitesh. “Gardiani” ka ndërprerë bashkëpunimin me kampionët dhe është gati për të nisur një aventurë të re.

30-vjeçari ka patur shumë pak hapësira gjatë këtyre sezoneve. Përpara tij ka qenë një emër si Alban Hoxha, por kjo gjë nuk e ka penguar Xhikën të japë maksimumin sa herë që është thirrur në detyrë, duke e bërë atë një ndër lojtarët më të respektuar të tifozërisë së kuqe.

Xhika do të transferohet tek ekipi i Kukësit, ndërsa ka mbetur vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes finale. Afrimi i tij është një kërkesë e trajnerit Duro, i cili ishte personi që e riktheu edhe në vitin 2014 te “demat”. Lojtari i lindur në Tiranë do të luftojë fort me Ilir Avdylin, ish-portierin e Kamzës, për një vend titullari te nënkampionët e Shqipërisë.

Dashamir Xhika

Klubi i Futbollit Partizani 16-të herë kampion i Shqipërisë, falenderon portierin Dashamir Xhika, për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Gardiani 30 vjeçar përgjatë 5 viteve ishte pjesë e ekipit, me të cilin sezonin e fundit u shpall edhe kampion i vendit. Klubi informon se portieri dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Klubi dëshiron të falënderoj Dashamir Xhikën për kontributin që ka dhënë ndër vite me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive“, shkruan klubi i Partizanit në faqen zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *