Largimi i Suarezit dhe çështja “Mesi”, rrëfimi i sinqertë i trajnerit të Barcelonës: Gjëja e parë që bëra…

Trajneri i Barcelonës, Koeman, ka bërë një rrëfim të sinqertë pasi ka marrë postin e Barcelonës. Asnjëherë nuk ka gjetur qetësi te katalanasit teksa me afrimin e tij do të merrte edhe ofendimet e pamerituara të tifozëve. Klubi kishte vendosur për revolucionin dhe gjithçka do të niste me Luis Suarezin.

Trajneri Koeman ia bërë të qartë yllit uruguaian që nuk do të kishte shumë hapësira për të, duke u sulmuar nga të gjithë në Spanjë. Për më tepër çështja Mesi ishte një “bombë” e mbetur në dorë, ku fatmirësisht për Koeman që nuk shpërtheu në dorën e tij. Në një intervistë për mediat spanjolle, tekniku i Barcelonës ka shpjeguar gjithçka me sinqeritet.

“Gjëja e parë që bëra kur nënshkrova me Barcelonën ishte të takoja Mesin në shtëpinë e tij. Ishte shumë i qartë për pakënaqësinë që kishte kundër ekipit. Por më në fund funksionoi dhe që Mesi mbeti pjesë e Barcelonës.

Sa i përket çështjes së Suarez ishte shumë e vështirë për të që të luante. Dhe sinqerisht e lajmërova. Nuk kisha asnjë lloj problemi me të, megjithëse e kishte të vështirë. Unë isha në rregull me Suarezin, por klubi kërkonte rinovimin. Luan Ansu Fati që është 17-vjeç, kemi Pedri 17-vjeç, Ronald Araujo që është 21-vjeç. Trincao është 20-vjeç dhe Dest është 19-vjeç. Të gjithë këta janë lojtarët e së ardhmes.

Sa i përket reagimit të Mesit për largimin e Suarez e ka gjithçka një kuptim. Kur ti ri me dikë në dhomën e zhveshjes, atëherë edhe gruaja me fëmijët e secilit rrinë me njëri-tjetrin. Unë i thashë Mesit që e kuptoj zhgënjimin e tij, por është zgjedhje e klubit dhe nuk kishim se çfarë të bënim”, ka thënë Koeman. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online