“Hajde gëzuar për Kombëtaren”! Skandali i portierit Muriq, feston humbjet e Kosovës dhe shton inatin e tifozëve

Portieri Arijanet Muriq nuk ia ka aspak idenë se ku ndodhet dhe nuk ia di vlerën fanellës së Kosovës. Dardanët po kalojnë një moment shumë të vështirë teksa me 7 ndeshjet e fundit numërojnë 6 humbje dhe 1 barazim kundër Moldavisë në transfertë. Të dy ndeshjet e fundit janë humbur, ku më e rëndësishmja ishte ndeshja me Maqedoninë e Veriut. Këta të fundit kanë kaluar më tej dhe i mohuan Kosovës biletën e Europianit, pavarësisht se kjo ëndërr u kthye në obsesion për tifozët shqiptarë.

E ndërkohë nga ana tjetër është portieri Arijanet Muriq që pas humbjes me Maqedoninë dhe Slloveninë për Ligën e Kombeve, nuk e ka aspak idenë se çfarë do të thonë këto dështime për tifozët. Në shoqërinë e një femre duket se portieri shqiptar po ia kalon më së miri, ku si për të vazhduar edhe më tepër talljen në një prej postimeve të tij shkruan: “Gëzuar për Kombëtaren”. Gëzuar për çfarë? Të festosh humbjen ndaj Maqedonisë dhe Sllovenisë, padyshim që Muriqi nuk kupton dot asgjë rreth fjalës përgjegjësi… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online