Ia marrin gardianin Bylisit, ekipi i sapo ngjitur në Superiore përforcohet me portierin golashënues

Një goditje ka bërë në merkato edhe ekipi i Kastriotit që përfiton nga bojkoti i futbollit në elitën tonë, duke u përforcuar më tepër. Nën urdhërat e trajnerit Ramadan Ndreu ka zbritur edhe portieri Isli Hidi.

Gardiani 39-vjeçar po vazhdon që të dhurojë kontribut për elitën e futbollit shqiptar. Në sezonin e shkuar ishte pjesë e Bylisit, atje ku do të mbahet mend edhe si golashënues. Jo pak por 7 gola janë realizuar prej tij nga pika e parë e penalltisë, duke fituar simpatinë e opinionit sportiv. Këtë herë vjen aventura me Kastriotin që është ngjitur së fundmi në Superiore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online