Largimi i parë nga Liverpuli, mbrojtësi zgjedh Bornmuthin

Verën e vitit 2015, Liverpuli shpenzoi plot 17 milionë euro për të marrë nga Sauthemptoni, mbrojtësin e djathtë Nataniel Klajn. Dy sezonet e parë ishin mjaft pozitiv për anglezin, por sezoni i fundit dhe ky aktuali, janë krejtësisht për t’u harruar. Mes dëmtimeve të shumta dhe aktivizimeve të pakta, duket se aventura e 27-vjeçarit në “Anfield”, ka ardhur drejt fundit.

Ekipi i ardhshëm i Klajn, raportohet të jetë pikërisht Bornmuth. Mediat angleze e bëjnë thuajse të sigurt transferimin e mbrojtësit, për të cilin marrëveshja është me formulën e huazimit me të drejtë blerje në fundin e sezonit.
Kështu, Nataniel Klajn shndërrohet në largimin e parë nga ekipi i Liverpulit që pas hapjes së merkatos. Dy sezonet e fundit, 27-vjeçari ishte aktivizuar në vetëm 3 takime si titullar nga ana e trajnerit Jurgen Klop, fakt që konfirmon dhe arsyen e largimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *