Largimi i Lopeteguit, kompanitë e basteve i zbulojnë të ardhmen

Humbja e djeshme e Realit të Madridit shkaktoi një tjetër “tërmet” në kampin e madrilenëve, teksa për momentin po zhvillojnë një ndër sezonet më të këqija në historinë e tyre. Vetëm 14 pikë në nëntë javë të luajtura në La Liga, duke i shtuar dhe humbjen ndaj CSKA-së në Champions e bëjnë Lopeteguin të shihet si fajtori kryesor për situatën aktuale të “Los Blancos”.

Javën e ardhshme Reali pret Barcelonën në “Bernabeu” për “El Clasicon” e parë për këtë sezon. Pas humbjes së djeshme në media fillimisht u tha që Perez mund t’i japë dhe mundësinë e fundit Lopeteguit fundjavën e ardhshme. Gjithsesi, çdo gjë ende mbetet në pikëpyetje për të ardhmen e pankinës madrilene.

Ndërkohë, kompanitë e basteve duket se kanë dhënë një sinjal për sa i përket çështjes “Lopetegui”. Që nga dita e djeshme janë pezulluar të gjitha bastet e mundshme në lidhje me shkarkimin e trajnerit spanjoll dhe janë hapur kuotat për të parashikuar zëvendësuesin e mundshëm. Antonio Konte shihet si zëvendësuesi më i mundshëm dhe është më pak i kuotuari, me një koeficient 4.

Trajneri aktual i Totenhem, Mauricio Poçetino shihet gjithashtu si një pasues i mundshëm, teksa kuotohet afërsisht sa Konte, me një koeficient 4,5. Ndërkohë, Arsen Venger është në listë po ashtu, pavarësisht se francezi deklaroi më parë se do të rikthehet në futboll në vitin e ardhshëm, një ofertë e Florentino Perez mund ta tundojë. Pra, për sa i përket kompanive të basteve, shkarkimi i Hulen Lopeteguit është thuajse diçka e kryer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online