Largimi i Likës dhe pasuesi, Suad Lici sqaron gjithçka

Hasan Lika e ka mbyllur me Vllazninë dhe për largimin e tij ka folur edhe administratori Suad Lici. Për SportEkspres.com ai u shpreh se ka qenë një periudhë shumë e mirë me Hasan Likën në pankinën e Vllaznisë, ndaj edhe e falënderojnë për kontributin e dhënë. Momentalisht ekipi do stërvitet nga Safet Osja dhe shumë shpejt do vendoset edhe për trajnerin e ri.

“Hasan Lika kërkoi leje largimi për arsye imigrimi dhe ne e respektuam në mirëkuptim të plotë. Punuam me një profesionist dhe klubi ynë e falënderoi për kontributin e tij, ndërsa për zëvendësuaesin strukturat e klubit do të vendosin javën e ardhshme, pas ndeshjes së Kombëtares me Turqinë. Për momentin, Safet Osja do të zhvillojë përgatitjet me skuadrën”, u shpreh Lici shkurtimisht.

NJOFTIMI I KLUBIT – Zyrtarizimin e këtij largimi, FK Vllaznia e ka bërë publik edhe në rrjetet sociale në faqen zyrtare: “KF Vllaznia bën të ditur se që nga dita e sotme Hasan Lika nuk do të jetë më trajner i ekipit të parë. Me kërkesën e vetë trajnerit, kontrata dypalëshe është ndërprerë për arsye se z.Lika bashkë me familjen e tij pas pak ditësh do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të jetuar atje tashmë. Në këtë mënyrë, KF Vllaznia duke parë ecurinë e mirë të skuadrës e cila ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivit, vendosi që të mos e pengojë për të ardhmen e tij.

KF Vllaznia e falenderon z.Lika për kontributin e tij në krye të skuadrës gjatë kësaj periudhe, duke marrë parasysh momentin e vështirë kur e mori drejtimin e saj. Megjithatë falë punës së tij dhe të futbollistëve, ekipi tashmë është shumë pranë arritjes së objektivit, daljes në Superligë. Brenda një periudhë shumë të shkurtër, KF Vllaznia do të bëjë publik edhe emrin e trajnerit të ri që do të angazhohet për drejtimin e skuadrës së parë deri në fund të sezonit”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online