Largimi duket i pashmangshëm, sulmuesin e Shqipërisë U21 e kërkojnë tre klube italiane

Stiven Shpendi ka magjepsur klubet italiane me paraqitjet që ka zhvilluar në sezonin e shkuar. Sulmuesi shqiptar ishte autori i 12 golave të shënuar me fanellën e Çezenës në Serinë C në edicionin e kaluar. Interesi për të është i lartë dhe duke marrë në konsideratë faktin se bardhezinjtë nuk arritën të ngjiten në Serinë largimi duket i pashmangshëm.

Përveç Juventusit dhe Sasuolos, në skenë dalin edhe tre klube të tjera. Këtë herë bëhet fjalë për ekipe si Palermo, Ternana dhe Breshia, të cilat luajnë në Serinë B. Duke ditur se te Juventusi dhe Sasuolo Shpendi nuk do të gjente hapësirat e nevojshme në ekipin e parë, një kalim në Serinë B mund të jetë zgjidhja e duhur për sulmuesin e Shqipërisë U21./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online