Laporte do të mungojë ndaj Shqipërisë, Franca thërret një mbrojtës nga Barcelona

Në përballjen e djeshme mes Manchester Cityt dhe Brightonit që u fitua me rezultatin 4-0, humbja e vetme e Guardiolës ishte dëmtimi i Laportes. Një shqetësim serioz duket të ketë ky mbrojtës, që u largua me barrela dhe mes lotëve nga fusha.

Gjithashtu është konfirmuar edhe mungesa e tij në dy ndeshjet e radhës më Francën, ku përfshihet edhe ajo ndaj Shqipërisë. Franca e ka gjetur menjëhëerë zëvendësuesin e tij, duke i dërguar ftesën mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti.

Pra pavarësisht dëmtimeve dhe shqetësimeve që mund të ketë kundërshtari ynë i radhës, nuk duhet të harrojmë që flasim për kampionët e botës dhe alternativat e tyre janë të pafundme. Trajneri Deschamps do të shprehej në konferencën e para pak ditëve se nuk e kishte ftuar menjëherë Umtitin, pasi nuk ishte rikuperuar tërësisht nga dëmtimet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online