Ekskluzive/ Basha tregon rreth vendimit për të lënë Shqipërinë: Fola me Rejën dhe Dukën!

Migjen Basha ka shpallur largimin përfundimtar nga Kombëtarja e Shqipërisë. Kjo pasi fubollisti i Arisit kërkonte më shumë kohë për të kaluar me familjen e tij, por edhe për t’i hapur rrugën të rinjëve.

Jo shumë kohë të kaluar me fanellën kuqezi faktikisht, pasi për të parë debutimin e mesfushorit 32-vjeçar do të prisnim vitin 2013. Aq shumë peripeci u kaluan në ato kohë për problemet e dokumentave, pasi më herët kishte përfaqësuar të rinjtë e Zvicrës.

Madje për disa momente u duk se ishte mëse e pamundur që Basha të vishte fanellën e Kombëtares. Në një prononcim të shkurtër për “Sport Ekspres”, lojtari në fjalë është shprehur se vendimin e tij ua ka bërë të qartë trajnerit Reja dhe presidentit të FSHF, Armand Duka.

“Vendimin për t’iu larguar Shqipërisë e kam marrë në qershor dhe i kam treguar arsyet e mia Rejës dhe pastaj Dukës. Në të gjithë këto arsye nuk ka asgjë negative apo polemik ndaj trajnerit, shokëve të ekipit apo Federatës. Thjesht për mua ishte si momenti perfekt.

Pengu im më i madh ishte fakti se nuk iu bashkova më herët Kombëtares së Shqipërisë. E gjitha kjo për shkakun e pasaportës, që u vonua shumë”, ka thënë Basha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online