Lanë jashtë Italinë për të siguruar Botërorin, në Zvicër kërkojnë të bojkotojnë Kupën e Botës

Zvicra ishte surpriza e grupit C, teksa la përkohësisht jashtë Kupës së Botës kampionen e Europës, Italinë. Helvetët u renditën të parët në grupin e tyre, duke siguruar kështu biletën për në Katar. Padyshim që lumturia ka qenë e madhe për tifozët dhe lojtarët e stafin e kësaj përfaqësueseje, por jo të gjithë e presin me entuziasëm këtë sukses.

Juso, Partia e të Rinjve Socialistë, ka ngritur një peticion ku i kërkon Kombëtares zviceranë të bojkotojë Botërorin e vitit 2022. Shkak janë bërë lajmet e shumta të dala mbi kushtet e veshtira të punës në Katar për ndërtimin e stadiumeve që do të presin këtë Kupë Bote, ku kanë humbur jetën edhe punëtorë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kërkesa e Juso-s

Kombëtarja e Zvicrës u kualifikua dje në Kupën e Botës në Katar. Gëzimi i kualifikimit të suksesshëm nuk duhet të fshehë vuajtjet e mëdha që ka shkaktuar tashmë Botërori i ardhshëm.

Mbi 6500 njerëz kanë vdekur në ndërtimin e stadiumeve për Kupën e Botës dhe kushtet e punës në kantieret duhet të cilësohen si skllavëri moderne. Katari gjithashtu ka një nga ligjet më të tmerrshme në botë, kështu që homoseksualiteti mund të dënohet me vdekje me ligj. Me mbajtjen e Kupës së Botës në atë vend, lidershipi politik në Katar dhe FIFA kanë treguar se janë fjalë për fjalë gati të ecin mbi trupat e pajetë për përfitimet e tyre.

Për Katarin, mbajtja e Kupës së Botës është një sukses për të tregtuar veten në mbarë botën dhe për të përmirësuar imazhin e tij si një destinacion turistik. Zvicra me pjesëmarrjen në Kupën e Botës po bën këtë lojë të pistë dhe po thyen të gjitha vlerat humanitare që ka shkruar në flamur prej dekadash. Si vendndodhja e selisë së FIFA-s, Zvicra tani ka mundësinë të dërgojë një mesazh të fortë: të drejtat e njeriut janë të panegociueshme.

Prandaj kërkojmë:

  1. Bojkot i Kupës së Botës nga Federata e Futbollit dhe Kombëtarja e Zvicrës: Nuk ka futboll në stadiume të ndërtuara mbi kufoma!
  2. Asnjë transmetim i Kupës së Botës në radio dhe televizionin zviceran: Asnjë përfitim nga shkeljet e të drejtave të njeriut përmes tarifave tona!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online