“Maqedonia është rrumpallë! Shembull për t’u marrë? Kështu thatë edhe për Kosovën”! Jupi është kundër rrymës: Jemi më të fortë

Maqedonia e Veriut ka arritur që të shkojë në Play-Off të Botërorit pasi kaloi në grupet e Europianit. Shumë njerëz mendojnë se ky është shembulli i duhur për t’u marrë, por jo sipas Redi Jupit. Ky i fundit është shprehur për “Procesi Sportiv” se Shqipëria është më e fortë se Maqedonia e Veriut, por janë duke shfrytëzuar gjeneratën e tyre dhe si shembull ka sjellë rastin e Kosovës, që dikur vlerësohej për arritjet dhe tanimë ndodhet në krizë rezultatesh.

“Ata janë më rrumpallë se ne, në shumë aspekte. U ka qëlluar një gjeneratë e mirë, kanë pasur një tentativë organizimi para 10 vitesh që tentuan të shtonin ndeshjet e ekipit kombëtar dhe e lanë në mes, janë bërë çorbë ndeshjet e ligës së tyre me lloj-lloj historie e gjërash. Nuk është shembull për t’u marrë.

Kampionatin e kanë copë-copë, organizimi është i dobët. Këta lojtarët e rinj janë bërë bashkë dhe ecuria e këtyre lojtarëve është e mirë. Ne para dy vitesh merrnim shembull Kosovën. Nuk janë këta shembujt, shembulli është Belgjika, vende të tjera që janë të vogla dhe të organizuara. Nuk është Maqedonia më e mirë se ne, ta siguroj. Ne kemi pasur mbrojtjen si forcë kryesore. Na u dëmtua Gjimshiti, na u dëmtua Kumbulla me Anglinë”, tha Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online