Përfundojnë kualifikueset europiane të Kupës së Botës, ja ekipet që shkojnë në Katar dhe ato që do të luajnë në “play off“

Ka përfunduar mbrëmjen e sotme faza kualifikuese e Kombëtareve europiane për Kupën e Botës. Dhjetë përfaqësuese kanë siguruar biletën e tyre për në Katar, ndërsa 12 të tjera do të ndeshen mes tyre për tre vende të mbetura në dispozicion për në Botërorin e vitit 2022.

Serbia, Spanja, Zvicra, Franca, Belgjika, Danimarka, Holanda, Kroacia, Anglia dhe Gjermania janë kualifikuar për në Katar 2022 si krerët e grupeve përkatëse të këtyre kualifikueseve. Ndërkohë Portugalia, Italia, Suedia, Ukraina, Uellsi, Skocia, Turqia, Rusia, Polonia dhe Maqedonia e Veriut kanë zënë vendet e dyta në grupet përkatëse dhe së bashku me Çekinë dhe Austrinë që bashkohen nga Liga e Kombeve do të lu.ftojnë në “play off“ për një nga tre vendet e disponueshme që të dërgojnë në Botëror./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online